U është vazhduar paraburgimi të arrestuarve për grabitjen e armatosur në argjendarinë në Suharekë.

Kjo është bërë e ditur nga Gjykata e Prizrenit për lajmi.net.

Fatmir Tahirit dhe Albinit Beqirit si të dyshar për veprën penale: “Dhënia e ndihmës gjatë kryerjres së veprës penale të grabitjes”, u është vazhduar paraburgimi më 22 dhjetor.

Teksa, Bujar Bashës, Besart Istrefit, Leutrim Cakolli, të dyshuar për veprën penale “Grabitja” u është vazhduar paraburgimi 6 ditë më vonë, më 28 dhjetor.

Gjithashtu, paraburgimi i është vazhduar edhe Trim Barakut, i dyshuar për veprën penale “mbajtja në pronësi e paautorizuar e armëve”.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT