Qeveria miraton Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, i hap rrugë tërheqjes së 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 15-të, ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se përmes këtij Projektligji plotësohen dhe ndryshohen disa ligje të tjera.

Sipas Bajramit, përmes plotësimeve të bëra qytetarëve te Kosovës do t’ju mundësohet tërheqja e kursimeve prej 10 për qind nga Fondi i Kursimeve Pensionale, përcjell Telegrafi.

“Autorizohet Fondi Pensional i Kosovës dhe fondet tjera që brenda katër muajve nga hyrja në fuqi e këtij Ligji t’ju mundësohet qytetarëve që t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre pensionale. Kjo tërheqje do të lirohet nga obligimet tatimore”, tha Bajrami.

Në anën tjetër, ky Projektligj parasheh zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike. /Telegrafi/