Dua Lipa ka shprehur zhgënjimin e saj me perceptimin e publikut për të. Në një intervistë për “Rolling Stone”, këngëtarja u shpreh se di të bëjë më tepër sesa muzika.

“Nuk e di nëse njerëzit e besojnë se më pëlqen të lexoj libra”, tha ajo. “Ata nuk duan që unë të merrem me politikë. Nuk duan që të jem e zgjuar. Ka shumë më tepër për mua sesa thjesht ajo që bëj.”

Dua ka kritikuar qëndrimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj imigracionit dhe duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza.

Dua tha se botëkuptimi i saj ishte formësuar nga përvoja e prindërve për të ikur nga lufta në Kosovë në fund të viteve 1990.

“Ekzistenca ime është disi politike, fakti që kam jetuar në Londër sepse prindërit e mi u larguan nga lufta”, tha ajo. “Nga përvoja ime e të qenit në Kosovë dhe të kuptuarit se çfarë bën lufta, askush me të vërtetë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia e tyre. Ata e bëjnë këtë për mbrojtje, për të shpëtuar familjen e tyre, për t’u kujdesur për njerëzit përreth tyre, për një jetë më të mirë”.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT