Mbi 68% e eksportit të Kosovës në kategorinë e pijeve joalkoolike realizohet nga kompania “Frutex”

Mbi 68% e eksportit të Kosovës në kategorinë e pijeve joalkoolike realizohet nga kompania “Frutex”

Brendet:Golden Eagle, Natural dhe Relax mbyllën vitin 2023 një ndër produktet më të eksportuara.

Gjatë vitit 2023, “Frutex” ka pasur rritje të eksportit për 40%, kurse pjesëmarrja e kompanisë me brendet Golden Eagle, Relax Natural në kategorinë e pijeve joalkoolike të eksportuara nga Kosova ishte mbi 68%.
Këto shifra e bëjnë “Frutex” kompani lidere të eksportit në vendin tonë, kurse brendin Golden Eagle produktin më të shitur shqiptarë në botë .

Tashmë, produktet e kompanisë “Frutex” eksportohen në mbi 30 vende të botës: Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi, Bosne, Slloveni, Bullgari,Itali, Zvicer, Gjermani, Suedi, Angli, Belgjikë, Holandë, Çeki, Austri, Luksemburg, Francë, Greqi, Finlandë, Kuvait, Irak, Libi, Kamerun, SHBA, Australi, etj.