Reagon familja e 56 vjeçare nga Suhareka e cila u aksidentua për vdekje

Reagon Familja Gashi nga Suhareka!

Pas gjykimit të 19 vjeçarit i cili u denua me 3 vite burg, per vdekjen e mjekes 56 vjeçare nga Suhareka pas aksidentit në Prishtinë, ka reaguar familja Gashi.

Reagimi i plotë, pa nderhyrje:

“Ndoshta për prokurorinë dhe gjykatën është vetëm “edhe një lëndë tjetër”, ndërsa për ne është drejtësia për jetën e humbur të familjarës tonë Dashurije Gashit.

Mosfunksionimi i institucioneve tona, sot goditi edhe familjen tonë. Një denim i tillë për ne është totalisht i papranushëm dhe do të përdorim çdo mjet juridik që e vërteta dhe drejtesia të fitojnë.

Ju bejmë apel Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtesisë që të ndërmarrin veprimet e tyre procedurale për kontrollimin dhe hetimin e rastit.

Me respekt Familja Gashi Suharekë”