Prishtina fiton Superkupën e Kosovës, mposht Ballkanin në Turqi

Prishtina ka arritur fitore në Superkupën e Kosovës duke e mposhtur Ballkanin me avantazh minimal 1-2.

Të parët në avantazh kaluan kryeqytetasit me golin e Egzon Sinanit në minutën e 9’të të takimit gol i cili vulosi fatin e pjesës së parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në pjesën e dytë Prishtina e nisi ndeshjen shumë mirë duke shënuar menjëherë [46′] me anë të Leotrim Kryeziut pas harkimit të Kreshnik Ukës.

Ballkanit iu rikthyen shpresat pasi gjetën golin me anë të Krenar Dulajt në minutën e 79’të të takimit, megjithatë suharekasit pavarësisht rasteve nuk arritën të shënojnë edhe golin e barazimit.