Përjashtohet një nga banorët e Big Brother VIP Albania

Produksioni i Big Brother VIP Albania ka përjashtuar nga shtëpia banorin Klodian Duro.

Ka qenë banorja Egla ajo e cila ka lexuar zarfin e dhënë nga Vëllai i Madh.

Përjashtimi i tij ka qenë i menjëhershëm, derisa nuk është lejuar as të përshëndetet me banorët.

“Klodian Duro ka thyer një nga rregullat kryesore të këtij formati. Deklaratat që promovojnë dhunë janë kundër rregullave të këtij formati”, thuhej mes tjerash në zarfin e zi.