A është Kurti i fortë? – Gorani: Po të ishte, do t’i kishte ndërru kryeprokurorët

Analisti Dukagjin Gorani deklaroi në Pressing në T7 se po të ishte kryeministri Albin Kurti i fortë, do t’i ndërronte vetë kryeprokurorët.

Sipas tij, më nuk ka njerëz të dorës së fortë, sepse këtë nuk e lejon sistemi institucional, tha ai.

“Me pas qenë Kurti i fortë ai i kish hekë kryeprokurorët vetë. Me pa qenë Kurti i fortë, kjo fjalë del nga kapaciteti i individëve që përmes grupeve të veta të organizume me pas pushtet real mbi shoqërinë, me iponu vullnetin edhe përkundër rendit shoqëror”.

“Asi lloji i njeriut të fortë më nuk mundet me ekzistu sepse sistemi institucional është i tillë që nuk lejon njerëz të dorës së fortë, grupe apo banda”, tha Gorani në Pressing, transmeton Express.