Gazetari Valon Syla komentoi tërheqjen e kolegut, deri rishtas në emisionin politik në televizion, Jusuf Thaçi. Ky i fundit njihej për simpati së paku ndaj partisë në qeveri, transmeton Gazeta Metro.
Syla me batutë e nisi ama e përfundoi seriozisht si indikacion e simptomë të një diçka tjetër këtë zhvillim. Dështimi i kauzave të mbrojtura nga ta dhe një dëshpërim, nënkuptohet në shkrimin e tij.
“Ja kanë nisë edhe analistat e tij me jep dorëheqje prej Albin Kurtit. Cufa u tërhiq. Ermali po del me Përpën në Foto… Xeni Gashi pi mshon fort Albinit. Rroni u shukatë…”
Më tutje thekson me ironi se ata që kanë mbetur nuk e kanë si motiv besnikërinë duke theksuar konsumimin e tyre.nullnull
“I ka mbet veç Armend Muja, por ai ka punu në PDK me Veselin, është lojal, se lëshon Kurtin, qysh si ka lëshu dostat e Mitrovicës… Xhevdet Pozhari, ku je hup ti?”