Mëngjesin e së mërkurës shumë qytetarë përmes autobusëve u nisën nga Prishtina për në vendet evropiane. Për një jetë më të mirë e në kërkim të punës në Gjermani u nis edhe një 22 vjeçar. Kurse disa të tjerë po e shfrytëzojë liberalizimin e vizave për të takuar familjarët e tyre.
Autobusi i Uran Halilaj që destinacion ka Gjermaninë niset fiks në ora 07:00 të mëngjesit.
Por 22- vjeçari erdhi gjysmë orë më herët në stacion. I riu nga Istogu, Evropën po e viziton për herë të parë.
Megjithatë, krahas shëtitjeve ai do tentoj të gjejë një punë për kohën sa qëndron në Gjermani.
Ndonëse kishte pagë rreth 700 euro në punët që bëri në Kosovë, kjo nuk po e ndalë atë të lëshojë vendin.
Mes tjerash Halilaj tregon se si priten vendimin prindërit e tij.
Për ta përcjellë atë nga Istogu në Prishtinë kishin ardhur edhe familjarët e tij.
Daja i Uran Halilajt, thotë se kushtet jo të mira ekonomike e detyruan nipin që marr rrugën e mërgimit, rrugë të cilën pret ta merr edhe vet.
E dikush tjetër, heqjen e vizave po e shfrytëzon që për herë të parë të takuar familjarët e tyre.
Sipas të dhënave që Tëvë 1 ka siguruar nga Policia e Kosovës deri me datën 23 janar nga Kosova përmes aeroportit dhe pikave kufitare kanë lëvizur 845 mijë e 973 qytetarë.
Kurse në vitin, 2023 për periudhën e njëjtë, nga Kosova kanë dalë, 729 mijë e 961 qytetarë.