Vogëlushja trevjeçare nga Prishtina, Nina Dragusha, ka nevojë për ndihmë financiare për shkak të një operacionit që pritet t’i nënshtrohet për shkak se është prekur me tumorin “Neuroblastoma”.
Babai i saj Leutrim Dragusha me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar ndihmë për t’i siguruar paratë e nevojshme për operimin e bijës së tij, e shuma që i duhet është 144 mijë euro.
“Nina jonë e bukur është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është diagnostifikuar me tumorin “Neuroblastoma” në abdomen i cili shërimin duhet ta marrë urgjent në Turqi, i cili kushton 144.000 Euro”.
“Unë dhe Tina kur kemi filluar bashkë rrugëtimin jetësor, kishim imagjinuar të jemi gati me të gjitha sfidat e jetës por në realitet qenka shumë ndryshe, si prindër jemi të thyer”, ka shkruar Dragusha në Facebook.
Babai i vajzës për Klankosova.tv ka thënë se ndihmë ka kërkuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët i kanë ofruar rreth 30 mijë euro shumë për kurim të të bijës.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë Ninën në mënyrë financiare, llogaria e bankës është:
Leutrim Dragusha 044777232
IBAN: XK052033000108638067 – Teb Bank
Swift Code: TEBKXKPR
Paypal: [email protected]


