Muharremaj ka një mesazh emocional për mërgimtarët

Kryetari i komunës së Suharekës Baki Muharremaj, ka shkruar një status emocional për mërgimtarët.

Postimi i plotë:

Të dashur e të nderuar mërgimtarë ❤️

Shumë prej jush, tashmë në këto orë të mbrëmjes jeni kthy të lodhur nga puna. Ndoshta ka të tjerë që ende punojnë edhe në këto orë të vona.

Janë familjet tuaja ato që gjithmonë në jetë do t’ua njohin sakrificen dhe punën e ndershme, me dhjetra vite.

Përveç mallit për vendin, ju jetoni e punoni edhe për ne.
Ju do të mbeteni frymëzimi për dashurinë ndaj vendit dhe familjes. 🙏

Kam rrugëtu dikur edhe vet si punëtor në Europë, prandaj i kuptoj mbramjet e lodhshme, me mendje e zemër tek vendlindja.

Sot fal punës dhe përkushtimit, shumë prej jush kanë kushte më të mira, po shkollohen dhe po tregojnë sukses në profesione të ndryshme. Kjo e tregon edhe më shumë vleren tuaj të jashtëzakonshme.

E paqi shneten, jetën dhe suksesin kudo.

Bali Muharremaj