FC Ballkani firmos me portierin kosovar dhe dy talentë tjerë

Kampioni aktual i Kosovës, FC Ballkani ka sjellur në radhët e veta portierin e deritashëm të Ramiz Sadikut, Art Miftari.

19 vjeçari, i cili është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës, ka firmosur në prani të nën-presidentit të klubit portokalli, Visar Maksutaj. Albanian News merr vesh se kalimi i Miftarit te Ballkani është arritur me marrëveshjen e dy klubeve.

Krahas ‘Garcia it’ të portës, Ballkani ka siguruar edhe shërbimet e qendërmbrojtësit, Art Morina (2007) po nga Ramiz Sadiku si dhe mbrojtësin e djathët, Denis Hyseni i lindur në vitin 2006.\albaniannews.net