
Qëndrim Zyba është një lojtar i ri i gjigantit polak Legia Varashava, por duhet të pritet deri në zyrtarizimin e tij.
Marrëveshja tanimë mes dy klubeve është arritur, ku kampioni në fuqi i Kosovës do të fitoj 500 mijë euro nga shitja e mesfushorit të talentuar.
Kongo përmes penalltive eliminon Egjiptin dhe kalon në çerekfinale…
Ish-ministri Haraqija dhe djali i presidentit Rugova, festojnë me A…
Vrasja e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme – pyetja krye…
Sharon Stone flet për njohjet përmes aplikacioneve: Isha në një tak…
Netanyahu kritikon familjet e pengjeve: Me protesta po e ndihmoni H…
Reprezentuesi kosovar do të udhëtoj sot drejt Polonisë ku do t’i kryejë testet mjekësore te Legia, derisa pritet që në orët e ardhshme të zyrtarizohet transferimi i tij.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe drejtori sportiv i Ballkanit, Omer Bunjaku.

“Transferimi i Qëndrim Zybës te Legia e Varshavës është i vërtet. Ai sot udhëton atje për teste mjekësore”, ka thënë drejtori sportiv i Ballkanit, Omer Bunjaku, duke mos zbuluar detaje të reja.
22-vjeçari kësisoj largohet nga Ballkani pas një viti e gjysmë të kaluara te kjo skuadër, derisa gjatë kësaj kohe ka shkëlqyer duke fituar edhe një titull të kampionit dhe një Superkupë të Kosovës.
Shitja e Zybës ka bërë që kampionët në fuqi të Kosovës të arkëtojnë një shumë të konsiderueshme të parave.
Shitja e katërt brenda një viti
Shitja e Qëndrim Zybës te Legia Varshavës është e katërta që e bën skuadra suharekase brenda një viti në Evropë duke fituar një shumë të konsiderueshme të parave.
Shitjet nisën me Ermal Krasniqin, i cili në janarin e vitit 2023 nga Ballkani iu bashkua skuadrës rumune CFR Cluj për shumën e 300 mijë eurove.

Vetëm gjashtë muaj pas largimit të Krasniqit, Ballkani bëri një tjetër shitje të rëndësishme në Rumani, kësaj radhe top shënuesin e tyre Albion Rrahmanin të cilën e shitën te Rapid Bukureshti për shifër rekord të futbollit kosovar 600 mijë euro.

Disa javë më vonë ekipi i presidentit Arsim Kabashi arriti ta shes edhe yllin e tyre të madh Meriton Korenicën te skuadra turke Manisa për shumën e 200 mijë eurove.

E tani kampioni në fuqi i Kosovës e ka nisur në mënyrën perfekte vitin, duke arkëtuar 500 mijë euro nga shitja e Qëndrim Zybës te Legia e Varshavës.
Kësisoj brenda 12 muajve, Ballkani ka arritur të arkëtojë shumën e 1,6 milionë eurove nga shitjet e katër futbollistëve fantastikë që tani janë edhe pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/
LIVE
An error occurred. Please try again later