Policia dhe Prokuroria në Prizren janë akivizuar për të hetuar një rast të rëndë që kishte ndodhu në vitin 2022 në Suharekë. Një gjimnaziste dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një mësimdhënës në gjimnazin “Jeta e Re”, në Suharekë.
Insajderi ka konfirmuar se lidhur me këtë rast Policia në kordinim me Prokurorinë kanë nisiur hetimet javen e kaluar.
“Hetuesit rajonale kanë fillu hetimet lidhur me këtë rast në kordinom me prokrorin e shtetit. Janë në fazat e para të hetimin dhe për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të ju japim më shumë informacine lidhur me rastin”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Vesel Gashi.
Sipas dyshimeve të para, rasti ka ndodhur në vitin 2022 ku dëshmitar i këtij ngamimi raportohet se ka qenë një mesimdhënës tjetër.
Vajza në kohën kur ishtë ngacmuar ishte 16 vjecare./ Insajderi.org/