Një person që dyshohet se ka probleme psikike, është arrestuar dje në Suharekë nga Policia, shkruan Gazeta Metro.

Policia ka njoftuar se dje është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se ka probleme psikike, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte ushtruar dhunë fizike, duke e goditur viktimën femër kosovare dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

TE FUNDIT