Suharekë: Arrestohet burri që dyshohet se ka probleme psikike, rrahu gruan dhe dëmtoi orenditë në shtëpi

Një person që dyshohet se ka probleme psikike, është arrestuar dje në Suharekë nga Policia, shkruan Gazeta Metro.

Policia ka njoftuar se dje është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se ka probleme psikike, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte ushtruar dhunë fizike, duke e goditur viktimën femër kosovare dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.