Trajneri i ri i Kosovës, Franco Foda ka thënë që do të jetojë në Prishtinë për sa kohë të jetë trajner i Dardanëve.
Foda, deklaroi kështu meqë sipas tij, ka lojtarë të Kosovës edhe nga Superliga.
“Do të jetoj në Prishtinë, se ka lojtarë që luajnë edhe në Superligën e Kosovës, Dellova nga Ballkani dhe Ilir Krasniqi nga Llapi, ka me qenë jashtë për të përcjell lojtarët e tjerë, por kryesisht në Prishtinë”, ka deklaruar Foda.