Mbrëmjen e së hënës, në fshatin Rezallë të Skenderajt një 77-vjeçar është gjetur i vdekur në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka deklaruar për Telegrafin se trupi i viktimës është gjetur nga familjarët e tij.

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tij në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri”, ka deklaruar Zahiti.

Ai thotë se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, ka shtuar Zahiti.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT