Huqja epike e Sali Berishës, mendon se është në foto me Adem Jashari, por aty ishte baca Rifat

Në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar një fotografi, duke thënë se aty ishte në foto me komandantin legjendar Adem Jashari.

“Me kryetrimin legjendar, Adem Jasharin dhe bashkëluftëtarët te tij!”, ka shkruar sot Sali Berisha.

Por, kjo po del të jetë një huqje e tipit të Mefail Bajqinovcit, pasi që VeriuInfo mëson në foto është baca Rifat Jashari.

Se në foton e publikuar është Baca Rifat, e jo komandanti legjendar Adem Jashari, e ka konfirmuar në një prononcim për VeriuInfo ish Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, që është djali i Hamzës.

Burime të sigurta të VeriuInfo bëjnë të ditur se fotoj është bërë në Gjermani në mes viteve 1993-94, atje ku ka vepruar e punuar Rifat Jashari që nga viti 1969.

Një huqje të njëjtë para disa vitesh e kishte bërë edhe Mefail Bajqinovci, tash deputet i Kuvendit të Kosovës.