Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua në Prishtinë, e cila e ka raportuar bashkëshortin e saj të zhdukur.

Sinjali mëson se gruaja ka deklaruar se i shoqi ka dalë nga shtëpia më 29 janar dhe që atëherë nuk dinë gjë për fatin e tij.

E njëjta ka deklaruar se kanë pritur që 58-vjeçari do të lajmërohet gjatë kësaj kohe, por që kjo nuk ka ndodhur dhe si rrjedhojë janë detyruar të kërkojnë ndihmën e organeve të rendit.

Denoncimi i gruas ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e burrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT