Ballkani po vazhdon me paraqitje të dobëta në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi i Kosovës barazoi në shtëpi 1:1 me Gjilanin, në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit kosovar.

E trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se disa lojtarë kryesorë nuk janë në formën më të mirë dhe se gabimet janë individuale.

“Kur krijon shumë raste dhe ka raste të humbura, atëherë janë pjesë individuale të gabimeve. Ne ishim në avantazh dhe me një lojë shumë të mirë. Bëmë një gabim që po na ndodh shpesh këto kohët e fundit. Janë pjesë e gabimeve nga ana psikologjike. Nuk jemi në formën tonë më të mirë, pasi që lojtarët tonë kryesorë nuk janë në formën më të mirë. Besimi në titull është maksimal. Janë edhe 14 ndeshje, janë shumë pikë në lojë. Do të luftojmë deri në fund të kampionatit. Na mungon ana psikologjike dhe disa lojtarë që nuk janë në formën e tyre më të mirë”, tha Daja pas ndeshjes.

Me këtë barazim, Ballkani tani ka 45 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Llapi që luan nesër dhe ka mundësi të marrë primatin.

Kurse, Gjilani mbetet i teti me 22 pikë të tubuara

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT