Tre banorë të rinj në BBVA, ja kush janë “VIP-at” që u bënë pjesë e shtëpisë

Tre banorë të rinj në BBVA, ja kush janë “VIP-at” që u bënë pjesë e shtëpisë

Tre banorë të rinj janë tashmë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP.

VIP-t që kanë nisur sot lojën janë Sara Karaj, Silvi Forte dhe Julia Ilirjani.

Të pyetur se kush u pëlqen deri tani brenda shtëpisë, Julia tha se i pëlqen Roza, por ka një mospëlqim të fortë për ata që shajnë dhe bullizojnë.

Sara nuk dha emra, ndërkohë që Silvi u shpreh Erjola. Si një djalë beqar, ai nisi të përmendë emrat e baorëve që i kanë bërë përshtypje në shtëpi.

Ledion Liço: Kush të pëlqen dhe kush nuk të pëlqen brenda shtëpisë deri tani?

Julia Ilirjani: Personalisht nuk njoh asnjë. Do ti flas sot në darkë ato dy njohje të vogla. Personalisht më pëlqen Roza dhe nuk më pëlqejnë të gjitha ata dhe ato që bullizojnë të tjerët.

Sara Karaj: Më pëlqejnë të gjithë. Nuk kam një te përcaktuar dhe dua t’u lë kohë që t’i njoh të gjithë

Ledion Liço: Dikush që pëlqen më shumë?

Sara Karaj: S’mund ta them.

Ledion Liço: Mirë, Sara. Më pëlqen. Vetëm gjëra të bukura presim nga ty? Silvi, single? Aty ka edhe cuna të tjerë single. Kush të pëlqen kush jo?

Silvi Forte: Mua më pëlqejnë vetëm vajzat, fillojmë nga Erjola. Më pëlqen për pamjen. Më pëlqen Ledjona…

Ledion Liço: Mirë, kur të hysh aty brenda bëheni “Bonny & Klyide”, ju të dy kundër gjithë botës.

Silvi Forte: Jo, jo…