Ka përfunduar sot xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani pavarësisht barazimit 1-1 me Gjilanin, mbeti në vendin e parë. Llapi kishte sot mundësinë ta tejkalonte në renditje, por barazoi 0-0 me Prishtinën, shkruan GazetaBlic Sport.
Drita e shfrytëzoi shumë mirë këtë xhiro, pasi fitoi 2-0 ndaj Dukagjinit dhe u afrua në vetëm dy pikë nga Ballkani.
Malisheva poashtu po vazhdon me formë të mirë, pasi dje fitoi ndaj Feronikelit 74.
Liria dhe Fushë Kosova u përballën sot, por asnjëri ekip nuk mori pikët maksimale, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0.
Ja renditja tabelare:
