Nga ky vit qytetarët janë të obliguar të paguajnë edhe tatimin në pronë për parcelat bujqësore, mirëpo ky obligim nuk vlen edhe për qytetarët e katër komunave në veri të vendit.
Nga Ministria e Financave kanë bërë të ditur se nga ky vit të gjithë pronarët e tokave, në gjithë territorin e Kosovës, do të paguajnë tatim për pronën bujqësorë, pavarësisht faktit se janë apo jo njësi parcele bujqësore të kultivuara.
Udhëheqës i Divizionit për Çështje Ligjore të Tatimit në Pronë, Vehap Hashani ka dhënë detaje për KosovaPress, lidhur me këtë obligim tatimor.
“Në gusht të vitit 2023, Ligji Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme është ndryshuar dhe plotësuar përmes Ligjit Nr. 08/L-224, me ç’rast pronat bujqësore, përkatësisht parcelat (tokat) bujqësore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, tatimohen, pavarësisht faktit se janë apo jo njësi parcele bujqësore të kultivuara. Përjashtimisht, tatimi në pronë për asnjërën nga kategoritë e pronave nuk zbatohet në katër komunat veriore të Kosovës për arsye politike”, thotë Hashani.
Udhëheqës i Divizionit për Çështje Ligjore të Tatimit në Pronë, Vehap Hashani ka dhënë detaje për KosovaPress, lidhur me këtë obligim tatimor.
“Në gusht të vitit 2023, Ligji Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme është ndryshuar dhe plotësuar përmes Ligjit Nr. 08/L-224, me ç’rast pronat bujqësore, përkatësisht parcelat (tokat) bujqësore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, tatimohen, pavarësisht faktit se janë apo jo njësi parcele bujqësore të kultivuara. Përjashtimisht, tatimi në pronë për asnjërën nga kategoritë e pronave nuk zbatohet në katër komunat veriore të Kosovës për arsye politike”, thotë Hashani
Për më tepër, ai ka shtuar se këto njësi të parcelave i nënshtrohen edhe lirimit tatimor në vlerë deri në pesëdhjetë mijë (50,000) euro pra, personi fizik konkretisht fermeri.
“Rrjedhimisht me ndryshimet e reja ligjore, tokat bujqësore duke filluar nga viti tatimor 2024 tatimohen, megjithatë këto njësi të parcelave i nënshtrohen edhe lirimit tatimor në vlerë deri në pesëdhjetë mijë (50,000) euro, pra personi fizik, konkretisht fermeri, përcakton se cilën njësi bujqësore kërkon ta lirojë deri më 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor dhe komuna e liron deri në lartësinë e vlerës së vlerësuar që ka toka bujqësore por jo më shumë se pesëdhjetë mijë (50,000) euro”, shton Hashani.