Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar, ka shumë probleme.

Ajo tha se lindja e fëmijës me metodën IVF mund të dërgojë deri te incesti.

“A e dini çka ndodhë nëse fëmijës pas moshës 18 vjeçare që është krijuar nga IVF nuk e njeh prindin gjenetik. Duke pasur parasysh sa e kemi numrin e popullsisë, dhe duke u zvogëluar popullata, probabiliteti i martesës së një fëmije të një vëllai me një motre është shumë i madh”, tha ajo.

Ajo tha se kjo është tejet shqetësuese.

“Krijimi i mundësisë për të pasur martesa mes vëllait dhe motrës pastaj për të pasur fëmijë me anomali kongjenitale është shumë e madhe. Për mua është një Hiroshimë dhe Nagasaki”, u shpreh Reshitaj në RTV Dukagjini.

Ndryshe, Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, vazhdon të jetë problematik për deputetët në Kuvendin e Kosovës.

Menjëherë pas Kodit Civil, ligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar është i dyti në listë si mollë sherri mes deputetëve të shumicës.

Akoma vazhdon të mos kalojë në lexim të dytë ky projektligj tashmë problematik, duke u gjendur para votave kundër, abstenime e mospjesëmarrjeve në votim.

Për fertilizimim e asistuar për gratë që nuk arrijnë shtatzëni të dëshiruar me rrugë natyrore nuk po pajtohen të gjithë deputetët.

Dertin më të madh e kanë me faktin se ligji do të vlente edhe për gratë e pa martuara.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT