Eksperti i komunikacionit: Në çdo 25 minuta ka aksidente në komunikacion

    Eksperti i komunikacionit Selman Kolgeci, në një prononcim për Gazeta Metro ka thënë s enë Kosovë në çdo 25 minuta ka aksidente në komunikacion, shkruan Gazeta Metro.

    Rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion është ngritur si një shqetësim i madh në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për aksidente të shumta dhe në shumicën prej këtyre rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes dhe shkeljes së rregullave.

    Vetëm gjatë ditës së djeshme, Policia ka raportuar për 51 aksidente në trafik, njëri prej të cilëve ka qenë me fatalitet.

    Një veturë dyshohet se e ka goditur një këmbësor në rrugën “Agim Ramadani” dhe për pasojë, 26-vjeçari Shkumbin Hebibaj, ka vdekur.nullnull

    Lidhur me aksidentin e djeshëm, Gazeta Metro ka kontaktuar ekspertin e komunikacionit Selman Kolgeci.

    Ai tha se nga përvoja si ekspert i komunikacionit, dyshimet dërgojnë në dy veprime të ngasës në fjalë.

    “Lëvizja e veturës me shpejtësi të lartë me qellim që të arrij në kryqëzim dhe ta kaloj kryqëzimin në fund të fazës së gjelbër dhe në fazën e verdhe (meqenëse ky kryqëzim rregullohet me sinjalizim ndriçues/semaforë), e që ngasësja në momentet e fundit mund të ketë pasë pasiguri për veprimet e saj si rrjedhojë mund të ketë humbur kontrollin mbi veturën dhe mund të ketë ndërmarrë veprime të pa vlerësuara mirë dhe veprime të pa sigurta që si pasojë ka ardhur deri tek vdekja aksidentale e të riut”, tha Kolgeci për Gazeta Metro.

    nullnull

    Tutje ai tha se veprimi i dytë mund të ketë qenë “lëvizja e veturës me shpejtësi të lartë me qëllim që të arrij në kryqëzim dhe ta kaloj kryqëzimin në fund të fazës së gjelbër dhe në fazën e verdhe e që ngasësja në momentet e fundit mund të ketë pasur pasiguri për veprimet e saj e që në tentativën për ta shtypur padalën e frenave mund të ketë ngatërruar me atë të gazit, me këtë rast në vend se të frenohet vetura, i njëjti mund të ketë zhvilluar shpejtësi akoma më të madhe”.

    Eksperti i komunikacionit tha se një numër i madh i aksidenteve po përfundojnë fatkeqësisht me fatalitet dhe kjo sipas tij po ndodh për shkak të kulturës së ngasjes, e cila mungon në vendin tonë.

    Kolgeci tha se Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugorë nuk ka dhënë rezultate konkrete për edukimin e ngasësve dhe ngritjen e nivelit të kulturës në komunikacion.

    Sipas tij në çdo 25 minuta ka aksidente në komunikacion.

    “Një mesatare e vitit kaluar na tregon se çdo 25 minuta ka aksidente komunikacioni në rrugët e Kosovës”, tha Kolgeci.

    Mesatarja e vdekjeve në trafik, në 21 vjetët e fundit, shkon në 133 viktima.