Çifti i njohur i estradës shqiptare, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë në pritje të fëmijës së tyre, për të cilin kanë bërë të ditur se do të jetë vajzë.
Megjithatë, influencerja dhe moderatorja e njohur, ende nuk ka gjetur një emër për ta pagëzuar atë.
Kështu, ajo ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj përmes një postimi në “InstaStory” në llogarinë e saj në Instagram.

Kiara, është shprehur e hapur me të gjithë ndjekësit e saj për të pranuar sugjerimet e tyre, derisa sipas saj kjo procedurë po konsiderohet si “hall në vete”.
Vetëm javë më parë, moderatorja shumë e dashur për publikun dhe njëherësh ish-banorja e BBVA zbuloi se fëmija do të jetë vajzë.

Tito dhe këngëtari i njohur Luiz Ejlli kishin nisur romancën dhe lidhjen e tyre gjatë kohës sa ishin brenda shtëpisë në sezonin e dytë të Big Brother.
Edicioni i dytë kishte përfunduar me kurorëzimin e Ejllit si fitues.

Tashmë, dyshja janë më të përfolurit në shtypin rozë të medieve shqiptare.