Ballkani në epërsi prej dy golave ndaj Dukagjinit

Ballkani në epërsi prej dy golave ndaj Dukagjinit

Ballkani ka shkuar në epërsi prej dy golave pas pjesës së parë në udhëtim te Dukagjini.

Golat në stadiumin “18 Qershori” të shtunën gjatë ditës për suharekasit i shënuan Meriton Korenica dhe Nazmi Gripshi.

Korenica shënoi pas 25 sekondave lojë për 1:0, ndërsa Gripshi nga penalltia realizoi në minutën e 27-të.

null

Dy ndeshjet tjera Feronikeli 74 – Llapi dhe Fushë Kosova – Drita, pas 45 minutave lojë, janë mbyllur baras pa gola.