Oda e Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Zgjedhor të saj, zgjodhi Kryetarin, Nënkryetarin dhe anëtarët në organet tjera, raporton Gazeta Sinjali.
Me shumicë votash në krye të OAK-së u zgjodh avokati, Besnik Berisha, i cili mposhti kundërkandidatët e tij, Behar Ejupi, Nasuf Hasani dhe Yll Zekaj.
Në votim kanë marrë pjesë 83 delegatë, të cilët janë të pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor.