Presidenti Aliaj: Fitorja nesër, histori për ne

Nesër FC Suhareka do ta zhvilloj ndeshjën e qerekfinales kundër ekipit nga qyteti i Shtimes KF VJOSA.

Presidenti i FC Suhareka z.Rrustem Aliaj, thotë se ekipa është e gatshme dhe e motivuar për të kaluar tutje në gjysmë finale.

Kujtojmë që FC Suhareka po kalon ditët më të mira këtë sezon duke korrur fitore të një pas njëshme në ligën e parë, ku edhe është lider i tabelës.

Postimi i plotë i presidentit Aliaj:

Ndeshja e 1/4 në kupë për histori të klubit.

Çerekfinalja e kupës së Kosovës sjell përball skuadrën e FC SUHAREKA dhe KF Vjosa nga qyteti i Shtimes, përveq se një ndeshje normale e futbollit për ne do të jetë një krenari, nder dhe privilegj ta zhvillojmë pasiqë si klub i sapo formuar fitorja nesër do shkruhet si histori pasiqë për herë të parë do arrijmë të kualifikohemi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Mëse të motivuar e të prirë për sfidat në vazhdim futbollistët janë të gatshëm për ndeshjen e rradhës, me punë e angazhim padyshim që suksesi është i garantuar andaj ne besojmë fuqishëm që të bashkuar mund të ja dalim.

𝗣𝗲̈𝗿 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈ ! 💛🖤

Me respekt ,
Rrustem Aliaj , President i FC SUHAREKA.