Sindikata e Policisë së Kosovës ka marrë vendim që të ndajë nga 500 euro për të gjithë policët e plagosur apo të lënduar në veri të vendit, dhe për ata që janë duke u trajtuar me sëmundje të rënda, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas vendimit të Këshillit Drejtues, paratë do të ndahen për të gjithë ata policë që janë anëtarë të sindikatës.

“Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë ka mbajtur mbledhje dhe ka shqyrtuar listat e propozuara nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore dhe nga Shoqatat Sindikal për zyrtarët policorë, të cilët janë plagosur dhe lënduar në veri të Kosovës dhe për ata që janë duke u trajtuar me sëmundje të rënda”.

“Lidhur me këtë çështje Këshilli Drejtues, me shumicë të votave, ka marr vendim që nga listat e përpiluara të ndahen për secilin nga pesëqind (500) euro, për të gjithë ata që janë anëtarë të sindikatës, kurse ata që nuk janë anëtarë të kontaktohen dhe t’ju mundësohet pranimi i kësaj ndihme në momentin që e bëjnë deklarimin e anëtarësimit në sindikatë”, thuhet në komunikatën për media.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT