Parashikimi i Muharremajt: Tregon sa deputetë mund t’i fitoj AAK në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i komunës së Suharekës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, foli në lidhje me koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma qështë nënshkruar disa javë më parë.

Ai tha se AAK-ja është në rritje dhe do të ec shumë përpara.

Muharramaj parashikon që të arrijnë mbi 13 deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë besoj se kemi me pas rritje të votave. Aleaca është në rritje, ka me ec përpara dhe as që mendohet pragu këtu. Aleanca është një parti shtet-formuese, por po ju them që kemi me pas rritje në këto zgjedhje për arsye se ndryshojnë gjërat, çdo qeverisje amortizohet, varet premtimet sa i ka mbajt. Unë besoj se edhe pa Nismën, jo me kalu pragun, po ka me shku me një diferencë goxha të madhe. Unë besoj do të arrijmë diku mbi 13 deputetë pa NISMËN”