Bali Muharremaj flet për angazhimin e tij në UÇK, tregon cili ishte roli i tij konkret!

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astri Gashin është kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj flet për Epopenë e UÇK-së, rënien e komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Jemi në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, familjes Jashari. Pa komandatin legjendar, Adem Jashari, ne sot nuk do të ishim ku jemi këtu, duke i falenderuar të gjithë ato që kanë rënë para Adem Jasharit, edhe familja e tij duke vazhduar pastaj në Gllogjan. Filloi një histori e re në atë kohë për Kosovën, kështu që në shumë pak kohë morën informata edhe Ballkani edhe Evropa dhe filloi lufta në Kosovë. Disa herë e kam thënë po e them edhe tani publikisht, në Kosovë kanë punu shumë grupe ilegale, duke filluar sidomos pas ‘Luftës së Dytë Botërore’, në vitin 68, 71, 74 dhe 81 dhe 82 mirëpo vlugun më të madhe e kanë patur në vitet 1992 me formimin e grupeve ilegale, LPK-ja, LPQK-ja, Fronti, ka qenë Ministria e Mbrojtjes në atë kohë. Unë kam qenë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë, në atë kohe ka qenë shef Hajzer Hajzeri dhe në atë kohë kemi punuar në ilegale në Minsitri të Mbrojtjes”

“Në atë kohë i kemi kryer planet e luftës komplet nëpër komuna, mirëpo për shkak se ranë disa kolegë tonë në grackë atëherë shumica prej tyre e lëshuan Kosovën dhe shkuan jashtë shtetit. Edhe më tutje që kanë shku jashtë shtetit, kemi punu me ta.

“Gjatë tërë kohës së luftës kam qëndru në Kosovë, jam largu nga Kosova diku në vitin 1992-1993, pastaj jam kthy në Kosovë dhe kam vazhdu edhe punën në familje por jam kyç menjëherë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” tha Muharremi për Blic Interview.

Muharremaj tregon se në fillim në Suharekë ishin dy shtabe, por që pastaj u bashkuan dhe luftuan bashkë deri në fund të luftës.

“Në Suharekë në fillim kanë qenë dy shtabe, mirëpo, për një kohë të shkurtë janë bashku, kemi qëndru një kemi punu bashkë, kemi luftu bashkë kështu që diku prej qershorit 98-ës deri në fund kemi qenë bashkë.

Ai flet për raportet mes dy shtabeve.

“Dihet që kanë punuar grupet ilegale, kanë punuar të gjithë me mundësitë e tyre, por për fat të mirë ka patur njerëz që kanë arrit gjuhë të përbashkët në Suharekë dhe kemi vazhdu bashkë, skemi pas probleme.

Muharremaj ka treguar për Blic Interview se cili ka qenë angazhimi i tij konkret në UÇK.

“Unë kam fillu si komandant togu, së pari në Reshan, pastaj në korrik jam caktu komandant batalioni, diku në tetor jam caktu zëvendës/komandant brigade për logjistikë deri në fund të luftës. Këto kanë qenë detyrat e mija, për fat të mirë në Suharekë jam mundu, qëllimi kryesor ka qenë me humb sa më pak njerëz, me mujt armikun me çliru vendin edhe me vazhdu jetën. Ky ka qenë qëllimi kryesor por je me pas humbje shumë të mëdha të njerzve. Kur është bërë një analizë në vitin 1992, është mendu se ka me pas humbje Kosova diku 220 mijë mirëpo për fat të mirë ajo s’ka dal. Eshtë interesant me cek një fjalë “Me nis s’i e kemi nis na e me na dal mirë vetëm kjo ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerzimit, me popullin shqiptar” tha Muharremi për Blic Interview raporton Gazeta Blic.