Bali Muharremaj : Kur i dëgjoj njerëzit që thonë e keni shkatërru këtë vend ?-Jo, jo, ky vend është ndërtu

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, është pyetur se si po shihet lufta e UÇK-së në syrin e qytetarëve, 25 vite pas përfundimit të saj.

Ai tha se s’ka patur luftë më të shenjtë në trojet shqiptare që nga koha e Skënderbeut se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Luftë më të shenjtë prej Skënderbut, në trojet shqiptare, se lufta që është bërë prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka pas. Kalojmë prej Skënderbeut tek ‘Lidhja e Prizrenit’ dhe mos harroni se nuk e kemi patur të lehtë. Nëse shohim liderët e Kosovës sot krejt, të gjithë i kemi pas babat dhe familjet e pashkolluara, edhe ky popull nuk ka pas mundësi me prit më shumë prej nesh. Mirëpo njerëzit e kanë udhëheq revolucionin dhe e kemi fitu revolucionin. Tani çfarë ndodh, kur i dëgjoj njerëzit që thonë e keni shkatërru këtë vend ?-Jo, jo, ky vend është ndërtu.

“Ne duhet më së shumti të respektojmë familjet e dëshmorëve, dëshmorët janë ata një gurthemel i Republikës së Kosovës, pa dëshmor, s’ka shtet, s’ka Republikë.

I pyetur se a janë respektuar nga politika por edhe nga qytetarët, njerëzit që kanë dhënë shumë në luftë, Muharremaj pati këtë përgjigje.

“Jo, jo. Shoqnisht, sinqerisht ju them në çfarëdo aspekti, jo. Eshtë dashur më shumë të bëhet për familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës që kanë dhënë gjymtyrët e trupit, është dashur të kishte financim më të madh për ata njerëz që kanë dhënë një kontribut më të madh për vendin.Këto metodat që kanë shku pas luftës, s’kanë pas dinjitet.”tha Muharremaj për Blic Interview.

Muharremaj tha se askund në Evropë nuk ndodh që një luftëtari me i’u nda 160 euro.

“Askund në Evropë nuk ka kështu, një luftëtari me ia nda 160 euro, aq sa ka dit dhe aq sa kanë mund të bëjnë në luftë. Nuk kemi qenë profesionista por e kemi patur obligim moral. Kur kemi filluar ne kemi patur armatim krejt të thjeshtë por vullneti dhe morali ka qenë i fortë dhe për atë arsye ne kemi dal fitimtar” tha Muharremaj për Blic Interview raporton Gazeta Blic.