Trajneri i ri i Kosovës, Franco Foda, është prezent sot në Suharekë, duke ndjekur ndeshjen Ballkani – Malisheva.
Përpara fillimit të ndeshjes, përzgjedhësi Foda pranoi një fanellë të Ballkanit si dhuratë nga kryetari i klubit Arsim Kabashi, raporton Sinjali Sporti.
Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu dhe Drilon Hazrollaj janë disa prej futbollistëve që mund të selektohen nga trajneri gjerman për këto ndeshje.
Kosova në muajin mars luan ndeshje miqësore ndaj Armenisë dhe Hungarisë në udhëtim, ku pritet që disa nga lojtarët e Superligës të jenë pjesë e selektimit të Fodas.