Deputeti kosovar Driton Selmanaj, së bashku me ish kryeministrin Avdulla Hoti, janë takuar me politikanin e njohur kroat Stipe Mesiq.
Deputeti Selmanaj i cili gjithashtu është edhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, ka njofuar në facebook rreth këtij takimi:
Reklame
Postimi i plotë:
Edhe pse në moshën 90 vjeçare, ish presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq, ka mendime dhe analiza shumë të qarta dhe të thella për zhvillimet politike në rajon dhe në botë.
Ishte kënaqësi e veçantë që bashkë me kolegun Avdullah Hoti të drekonim dhe bashkëbisedonim me politikanin unik kroat.