Të reshura shiu po parashihen për javën e dytë të muajit mars, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Të reshurat pritet të jenë më të shumta ditën e hënë, kryesisht më vonë pasdite, pas qetësimit të erërave jugore që do të frynë mjaft fuqishëm nga mesdita, me hove edhe deri në 20m/s (70km/h).
Të martën reshjet paraqiten si rrebeshe shiu të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë. Riga lokale shiu ka gjasa të shfaqen edhe ditën e mërkurë dhe enjten. Intervale me diell e vransira parashihen për ditën e premtë.
Temperaturat nga 12C e 14C, në fillim të javës zbresin deri në 10C nga mesi i javës. Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 7C.
Erërat ndryshojnë drejtimin ditën e mërkurë nga krahu verior e frynë të lehta dhe mesatare 2-9m/s.
Të reshurat dhe erërat do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë ditëve të ardhshme. Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve, që çojnë indeksin edhe në vlera të dobëta të ndotjes.
Datat:
11.03 – Kryesisht me vransira dhe erë të fuqishme jugore. Nga mesdita priten të reshura shiu, që vijnë duke u intensifikuar gjatë mbrëmjes.
12.03 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite priten rrebeshe shiu dhe bubullima.
13.03 – Vransira e diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
14.03 – Intervale me diell dhe vransira, me mundësi për riga lokale shiu pasdite.
15.03 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes pas rënies në fillim të javës.