Gripshi: Ballkani synon të bëhet sërish kampion

Mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshi ka thënë se skuadra e tij Ballkani e ka për synim që ta fitojë sërish titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.

Ai ka thënë se largimi i disa emrave kryesor nga klubi ka bërë që të rritet përgjegjësi tek ai dhe bashkëlojtarët e tij, por kjo nuk duhet të ndikojë në mënyrën se si skuadra iu qaset sfidave kampionale.

“Jam i lumtur që kam kontribuuar në arritjen e rezultateve pozitive të skuadrës. Zgjedhja si ‘Ylli i Javës’ për mua është një motivim i madh për të ardhmen. Largimi i lojtarëve kryesorë ka bërë që përgjegjësia më e madhe të jetë tek lojtarët më me përvojë, e gjithashtu edhe tek unë. Ballkani synon të bëhet sërish kampion. Ndeshjet në kampionat i shoh më sfiduese se sa ato për kupë”, tha Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.

Gripshi u shpall “Ylli i javës” për xhiron e 24 në Superligën e Kosovës pasi përveç dy golave, ishte mjaft i përkushtuatr edhe në ndërprerjen e aksioneve të kundërshtarit, Malishevës në mesfushë.