Jeton Bytyqi është betuar të hënën si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.

Ceremonia e betimit është mbajtur para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.

Gjatë urimit të Bytyqit, presidentja Osmani ka përmendur rëndësinë e integritetit dhe paanshmërinë e gjyqtarëve të këtij institucioni.

“Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT