Pasiguri apo paranojë? Kurti vesh jelek antiplumb edhe në takime me diplomatë

Në këtë foto kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’ishte as në Ukrainë, as në Palestinë, por ishte brenda Ambasadës së Bullgarisë në Prishtinë, në një festë të organizuar për festën e tyre kombëtare.

Por pse duhet kryeministri të ketë frikë që të vesh jelek antiplumb në takime shumë normale brenda ambasadave?

Ai s’ishte në front lufte, ishte brenda ambienteve të Ambasadës së Bullgarisë në Prishtinë më datë 05.03.2024.

Në disa pamje që ka publikuar Qeveria e Kosovës, Kurtit i shihet jeleku antiplumb gjatë takimit me ambasadorin Hristo Gudjev.

Është e çuditshme se deri ku mund të shkojë paranoja e një njeriu. A ka kaq shumë frikë Kurti nga lufta, apo nga populli?

Kurti, një njëri që dikur thoshte se pushtetarët e dikurshëm ecnin me xhipa sepse i frikësoheshin popullit, sot jo që lëviz vet me xhipa të zi por endet edhe i veshur me jelek antiplumb.

“Ju e keni parë sesi politikanët kur zbresin te qytetarët, zbresin me xhipa të blinduar e xhama të errësuar ku ai të sheh ty, e ti nuk e sheh atë – e nëse del prej xhipit atëherë të kqyrë mrrolshëm truproja i tij, se truporja i tij e din edhe ma mirë se qytetarët kanë shumë arsye me i ba diçka atij politikani që ky me ia rujt veç trupin, se nashta krejt çka ka me i rujt është trupi se menja i ka ik moti”, thoshte Kurti dikur si opozitar.

Prej kujt po frikësohet Albin Kurti?

Me gjasë janë paranoja të tij. Dy javë më parë u bë subjekt i një raportimi sensacional të televizionit publik si cak i një atentati të mundshëm gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi u përhap me shumë bujë nga Transmetuesi Publik. As Kurti fillimisht nuk e demantoi lajmin.

Megjithatë në një dalje publike në Prishtinë një ditë pas kthimit nga Maqedonia e Veriut, ai tha se “në Shkup nuk jam ndjerë i rrezikuar, veç se kam parë se kishte shumë forca policore.”

Por informata përfundimisht doli se ishte e rreme dhe u demantua keq nga autoritetet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.

Kurti duhet të sqarojë paraqitjet e tij me jelek antiplumb brenda shtetit tonë, si dhe të tregojë nëse ka diçka për të cilën duhet frikësuar./Paparaci