Presidenti i FC Ballkani, iu është drejtuar me një letër qytetarëve të Suharekës , dhe tifozëve Xhebrailave.
Presidenti premton shfaqje edhe më të bukura për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu Kabashi uron edhe FC Driten për titullin e Kampionit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetar të mirë të Vendëlindjes sime Suharekës , të dashur tifoz të klubit tonë,
Ne ju zhgënjyem në fund për të sjellur titullin e parë në historine e klubit, ishim më të motivuar se gjithcka, u munduam me të gjitha forcat, dham gjithcka nga vetja,por ishte e shkruar kështu nga Zoti i madhërishem ,
Për mua si udhëheqës i klubit tani më ska rëndësi a do e sigurojm Europen apo do të jemi fitues të Digitalb Kupës së Kosovës, do të fokusohemi në kampionatin e ardhshëm, TANI ka filluar gara e vërtetë për FC Ballkanin,
Krenar dhe mirnjohës për punen e palodhëshme të super trainerit Munishi dhe stafit të tij, krenar dhe falenderues për gladiatorët tanë që dhan gjithcka nga vetja për një triumf të vërtetë ,
Në këtë postim dua ti uroj titullin e championit presidentit të Dritës z.Valon Murselit dhe FC Drita-s, urojmë të na bëni krenar shtetin tonë në garat Europiane
Miq dhe dashamir faleminderit nga zemra për të gjitha këto thirrje dhe lëvdata,
Mirupafshim në sezonin e ri 2020/2021
Me respekt
Arsim Kabashi