Aksident në hyrje të Suharekës, lëndohen tre persona

Dje rreth orës 17:40 një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Suharekës ku janë përfshirë tri vetura dhe për pasojë janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës te Zona e Hisarit.

“Rreth orës 17:40 është raportuar për një aksident trafiku ne hyrje te Suharekës. Në aksident janë përfshirë tre vetura. Përveç dëmeve materiale së paku tre persona kanë marr lëndime trupore”, thuhet tutje në konfirmim.