Zemaj-qeverisë: Jeni hajna të pangopur, në pushtet erdhët për t’u pasuruar shpejt dhe errët

Armend Zemaj, deputet i LDK-së gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës 14.03.2024

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, duke folur gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth kontratave njëburimore, akuzoi qeverinë aktuale se dikur kontrata të tilla ata i quanin korrupsion të hapur, hajni e zhvatje, ndërsa tani nuk ka ndodhur që një qeveri të ketë kontrata njëburimore më shumë se sa kjo qeveri e Kurtit.

“Ju po dëshmoheni se jeni hajna të pangopur. Kjo po ju kushton qytetareve me miliona, duke dhënë tendera pa procedure të hapur, duke eliminuar konkurrencën. Krejt kjo po e shpërfaqë pangopësinë tuaj”.

“Ne pushtet erdhët për t’u pasuruar shpejt dhe errët. Gjërat dita-ditës po ju dalin në shesh dhe do të vazhdojnë t’ju dalin”, deklaroi Zemaj.

Ai përmendi shifra milionëshe që sipas tij pëmbajnë kontratat për të cilat po diskutohet sot në Kuvend, duke pyetur se “cila është emergjenca për t’i harxhuar këto para me marrëveshje njëburimore?”