Çfarë po paralajmëron kryetari Bali Muharremaj?

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë një zhvillim të rëndësishëm për të ardhmen e komunës. Duke u shprehur për një takim me Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj, dhe specialistin e ndërtimit, Enver Ndreshaj, Muharremaj ka bërë të ditur se janë vendosur themelet për një bashkëpunim të frytshëm që do të sjellë projekte të reja në Suharekë.

Ky angazhim i përbashkët parashikohet të jetë një hap i madh për zhvillimin e infrastrukturës kulturore dhe historike të komunës. Me projektet e reja, pritet  të theksohet rëndësia e ruajtjes së memorialeve dhe monumenteve që dëshmojnë për historinë e pasur të zonës.

Në postimin e tij, Muharremaj falënderon bashkëpunëtorët për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë nismë, duke lënë të kuptohet se ky është vetëm fillimi i një serie projektesh që do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e Suharekës.

Mbetet të shihet se çfarë projekti do të na prezanton Muharremaj në vazhdim…