Aksion i policisë në Suharekë, bastisen disa shtëpi


Policia e Kosovës ka zhvilluar  një aksion në Prishtinë, Suharekë e Malishevë ka bërë kontrollimin e disa shtëpive e objekteve përcjellëse.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tri revole të modeleve të ndryshme, një pushkë gjuetie, katër karikatorë, 41 fishekë të kalibrave të ndryshme si dhe 12 gëzhoja 9×19 mm.

“Prishtinë, Suharekë, Malishevë  02.10.2024-NN. Lidhur me rastin, njësia për hetimin e krimit të organizuar, me urdhëresë të Gjykatës, kanë shoqëruar në stacionin policor pesë të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe kanë bërë kontrollimin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse të dyshuarve në disa lokacione, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tri revole të modeleve të ndryshme, një pushkë gjuetie, katër karikatorë, 41 fishekë të kalibrave të ndryshme si dhe 12 gëzhoja 9×19 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe  rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Deshironi te ndani ndonje sinjal me ne? Na Shkruani

Rragim nga FC Ballkani

Reagim! FC Ballkani shpreh indinjatën e thellë të disa opinionistëve mediatikë, të cilët pa asnjë bazë e mbi të gjitha edhe pa profilizim profesional sportiv,

Read More »