Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të mbeten një fenomen tejet shqetësues në vendin tonë. Policia ka njoftuar se të premten rreth ores 21:00 është raportuar një rast i dhunës në familje.
Sipas Policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.