Tragjike- Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Insajderi merr vesh se personi i vdekur është Triumf Ferat, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.

Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha Gashi për Insajderin.

Më tutje Gashi tha se në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente hetimore.