Ylli e ‘demolon’ Pejën, bëhet finalisti i parë në Ligën Unike

KB Golden Eagle Ylli ka arritur në finale të Ligës Unike pasi ka mposhtur në gjysmëfinale skuadrën e KB Pejës.

Suharekasit mposhtën pejanët 91-62.

Pjesa e parë ishte kryesisht e balancuar, por në pjesën e dytë suharekasit morën avantazhin për të thelluar rezultatin në çerekun e fundit i cili ishte fatal për pejanët.

Ylli kështu prek finalen e Ligës Unike, ku aty e pret fituesin e duelit KB Trepça-KB Prishtina.