Suhareka fiton me class në Ferizaj përballë Dinamos, me një këmbë në Superligë

Suhareka ka marrë një fitore të madhe në derbin e javës në Ligën e Parë të Grupit A.

Të besuarit e trajnerit Arsim Thaqi kanë triumfuar ndaj Dinamos në udhëtim me rezultat 1-2.

Astrit Berisha dhe Mevlan Zeka kanë qenë autorët e golave për tre pikë të mëdha të Suharekës.

Golin e vetëm për skuadrën vendase e shënoi Drilon Sadiku.

Me këtë fitore Suhareka del në pozitën e parë në Grupin A me 38 pikë, një më shumë se Dinamo që mbetet e dyta.